Politike
“Sa do të zgjasë protesta? Apo një xhiro dhe mbaroi?”/ Berisha sqaron skenarin: Do hapim foltore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të organizohet protesta e të hënës përballë Kryeministrisë. Berisha njoftoi se do të ‘hapet’ një Parlament para godinës qeveritare, sipas tij për shkak se gjatë seancave në Kuvend opozita nuk është lejuar të debatojë. Në foltoren që pritet të ngrihet do të flasin çdo javë demokratët, por edhe qytetarët. Kreu i PD ka njoftuar se protesta e opozitës do të mbahet para kryeministrisë.
Sali Berisha: Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, do hapim aty një foltore, një Kuvend. Në 10 seanca opozita është lejuar të debatojë në vetëm një seancë. Do të mbahet çdo javë ku deputetët do të mbajnë fjalën e tyre. Protesta të tjera po projektohen, por do të thirren në një kohë më të përshtatshme. Së pari, parlamenti i deputetëve dhe qytetarëve të opozitës nuk është thirrur para ministrisë së Lubi Ballukut, por është thirrur para kryeministrisë pikërisht për atë që ju thoni. Nuk është një protestë e veçantë kundër Lubi Ballukut, që të garantoj që nuk ka hajdute më të madhe në tërë historinë e kombit shqiptar, përveç Edi Ramës, prandaj protesta do bëhet para kryeministrisë dhe vetëm para kryeministrisë. Aty i kanë zyrat të dy ata, kryeministër dhe zëvendëskryeministër dhe unë kam kënaqësi që bëra këtë sqarim. Nuk mund të ishte protesta para zyrave të Lubisë në ministri, jo, sepse ajo pakkush mund ta imagjinojë se sa shumë ka vjedhur, por Rama më shumë. Rama shumë më tepër. Dhe dosja e tunelit të Llogarasë që ju e shihni se çfarë dosje e turpshme në çdo aspekt është ajo, mos harroni se gjithçka ajo e ka bërë me kërkesë të Ramës, e urdhëruar nga Rama dhe e detyruar nga Rama. Që nuk duhet ta bënte kurrë dhe ka përgjegjësi, por po aq edhe Rama. Prandaj do jemi para kryeministrisë.