Connect with us

Rajon

E përditshmja austriake: Vuçiç merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, siç bëri dikur Millosheviçi

Serbia është tronditur nga protestat, por presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk duket se interesohet dhe po punon për të konsoliduar pushtetin e tij dhe për ta shpallur zyrtarisht veten si komandant suprem i forcave të armatosura duke ndryshuar Ligjin për Ushtrinë, dhe si shef të policisë përmes ndryshimeve të personelit” – Keshtu ka shkruar e përditshmja austriake OE24

“Ndryshimi në ligj, të cilin parlamenti ndoshta do ta miratojë së shpejti, parashikon që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët kryesorë duhet të udhëheqin forcat e armatosura në përputhje me ligjin dhe me vendimet e presidentit. Në ligjin aktual, presidenti nuk përmendet në atë kontekst”, shkruan media austriake

Megjithatë, ky supozim kontrolli nuk vlen vetëm për ushtrinë, sepse bazuar në ndryshimet e fundit të personelit në polici, mund të supozohet se policia tani do të jetë edhe nën kontrollin e plotë të kreut të shtetit, Vuçiç

OE24 përcjell vlerësimin e të përjavshmes politike të Beogradit, Radar, se “rruga drejt shndërrimit të policisë në një degë të Partisë Progresive Serbe, e cila filloi në vitin 2014, pothuajse ka mbaruar”.

Gazeta raporton edhe vlerësimin e analistit ushtarak Aleksandar Radić se ndryshimi i ligjit për ushtrinë do të thotë një kthim në vitet 1990, kur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ishte në varësi të kreut të shtetit të atëhershëm Slobodan Milosevic.

Advertisement