Politike
PD duhet të ringrihet urgjent/ Ervin Salianji: Regjimet nuk bien pa lëvizje të brendshme
Salianji theksoi se sakrifica e çdo individi që i bashkohet opozitës sot është ‘monumentale’, duke qenë se PD gjendet në mandatin e katërt në opozitë dhe përballë një pushteti që, sipas tij, e çon represionin në maksimum. Ai kujtoi edhe rastet ku qeveria ka goditur mediat apo gazetarët kritikë, duke përmendur mbylljen e disa televizioneve, vendosjen e tritolit dhe gjobave, si dhe ndërhyrjet në linjat editoriale.
Shumë të tjerë i ka detyruar që të largohen nga Shqipëria vetëm për shkak të mendimit ndryshe. Sepse nuk pranon që liria e të shprehurit, ka vendosur tritol në media. Diku tjetër në media tjetër e ka mbyllur dhe e ka çuar dhe në gjyq. Apo jo? Ju keni qenë aty. Një media tjetër i konfiskoi Ora News-it. Agon Channel e mbylli, News 24 i vendos tritol dhe i vendos gjoba se do t’i kontrollojë linjën editoriale.
Merret me gazetarë me emër dhe me mbiemër. Merret me gjyqtarë dhe prokurorë me emër, emër për emër kur nuk i pëlqen. Sepse janë të pakta ato raste kur nuk i pëlqejnë, të gjitha të tjerat i kanë nën kontroll.
Unë besoj që ka një version të kombinuar në këtë moment. Pra duket që ka një ndryshim, apo jo? Pra deri sot ne nuk kemi pasur asnjë zyrtar të lartë i cilit të të, se është ky termi publik, të goditej, pra për t’u kuptuar, po që të merrej i pandehur apo e pandehur duke qenë në detyrë, siç është rasti i sotëm.
Të gjitha rastet e tjera kanë qenë që po themi drejtuesit e lartë të shtetit, ku kanë qenë ministri, nëpër institucione, kanë dhënë dorëheqjen dhe pastaj ka ndodhur, pra ka qenë si shpërthim i kontrolluar. Që këtu duket që ka një ndryshim, apo jo? Si hipotezë po e po e themi, jo si fakt, por fakti është që kjo ka ndodhur.
Së dyti ka një, pra vij prapë tek kjo narrativa që pse ka rënë. Edi Rama në zgjedhjet e fundit lokale, pavarësisht po themi këto të pjesshmet, pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të strukturave të veta, ka marrë në Vlorë 15.000 vota në 260.000 votues.
Dhe këtu vjen pjesa tjetër që ne duhet ta dëshmojmë që kemi problemet tona që nuk arritëm dot të mbajmë numrin e votave që kishim, që të motivojmë pjesën tonë, që të kishim apo jo kandidatë politikë, që të kishim apo jo një ndryshim dhe rivendosje siç ju thashë më përpara, që të kishim një vlerësim të njerëzve që kanë marrë vota realisht. Këto janë problemet tona.
Prandaj them që duhet ta dëshmojmë ne. Dhe në këtë kuptim, të gjithë faktorët, po t’i shohësh, të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar në raport me qasjen ndaj autokratit, po e them kështu. A bie një autokrat nëse nuk lëvizin forcat e brendshme? Unë nuk e besoj. Autokratët vetëm rrëzohen. Edhe në vende ku ka pasur, po themi, ndërhyrje të jashtme, në regjime, ku di unë, Libi, pra nuk po them Sirinë që shkoi në luftë civile, pra nuk është çmontuar asnjë regjim pa pasur një forcë të brendshme e cila në fund e sjell.
Pra ndihma, ndihma e ndërkombëtarëve edhe heqja e vështrimit po themi, apo elementë të tjerë ndikojnë shumë që reagimi popullor të jetë më i madh. Por pa lëvizje të brendshme dhe pa pasur forcë opozita apo shoqëria, autokratët nuk largohen’, tha ndër të tjera ish-deputeti Ervin Salianji