Kosova
Bursaç: Vuçiç nuk do t’i kthejë kurrë shpinën Putinit/ Ballkani rrezikon të mbetet peng i botës ruso-serbe
‘Çdo aleancë apo çdo pakt me presidentin serb Aleksander Vuçiç në lidhje me hyrjen e përbashkët në BE është një spirancë që të tërheq poshtë” – keshtu tha Dragan Bursaç, gazetar dhe kolumnist boshnjak, në një intervistë për The Geopost.
Ai shton se Vuçiçi e di mirë këtë, “ne nuk do të shkojmë askund, dhe Zoti na ruajt, nëse jeni me ne, nuk do të shkoni askund”.
Bursaç theksoi se vendet e rajonit, “Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi e Kosova”, duhet te fuqizohen dhe te shohin nga progresi dhe prosperiteti i tyre.
Dragan Bursaç beson se rusifikimi në Serbi është aq i fortë sa kushdo që i kthen shpinën Rusisë, dhe në këtë rast është Vuçiç, humbet pa kushte pushtetin.
“Nga ana tjetër, kushdo që i kthen shpinën Brukselit, do te mbetet në izolim total dhe i lënë në mëshirë të fatit. Gjë që mund të nënkuptojë humbje të pushtetit. Pra, Vuçiç po luan kete loje tani’ – deklaroi kolumnisti boshnjak