Bota
Xi Jinping shpall “të pandalshëm” ribashkimin me Tajvanin
Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë se ribashkimi i Tajvanit me Kinën është “i pandalshëm”, një ditë pasi Pekini përfundoi stërvitjet ushtarake dy-ditore rreth ishullit.
“Ne kinezët në të dyja anët e Ngushticës së Tajvanit ndajmë një lidhje gjaku dhe farefisnore. Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohës, është i pandalshëm”, tha Xi në fjalimin e tij të Vitit të Ri të mërkurën.
Pekini nisi stërvitjet e përbashkëta ushtarake dy-ditore “Misioni i Drejtësisë 2025” të hënën, disa ditë pasi SHBA-të miratuan një shitje rekord të armëve me vlerë mbi 11 miliardë dollarë për Taipein.
Kina e konsideron Tajvanin një “provincë të shkëputur”, ndërsa Taipei ka këmbëngulur në pavarësinë e saj që nga viti 1949.
“Bota sot po kalon si ndryshime ashtu edhe turbulenca, dhe disa rajone janë ende të përfshira në luftë”, tha Xi.
“Kina gjithmonë qëndron në anën e duhur të historisë dhe është e gatshme të punojë me të gjitha vendet për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin botëror dhe për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, shtoi ai.