Connect with us

Aktualitet

Përrenjtë bëjnë kërdinë në Gjirokastër, vërshimi i ujit dëmton bizneset, thirrje për evakuim

Vërshimi i përrenjve brenda qytetit të Gjirokastrës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e gurtë.

Të shumta kanë qenë dëmet në biznese, ku uji i ardhur me furi ka çarë xhamat e bizneseve në anë të rrugës dhe ka krijuar jo pak probleme edhe për familje të tëra. Vërshimi i përrenjve ka qenë me aq intesitet të lartë, sa që ka sjellë me vete inerte të shumta duke bërë që këto të fundit të përplasen me bizneset, e për pasojë edhe dëmtimin e  tyre.

Pavarësisht situatës së rënduar nga reshjet intensive që kanë përfshire qarqe të ndryshme të vendit, përfshirë dhe Gjirokastrën e cila ka pësuar dëme të mëdha, indiferenca e pushtetit lokal është ajo që ‘vret’ më shumë banorët e këtij qyteti.

Në lagjet e poshtme të qytetit të Gjirokstrës gjendja është e rënduar për shkak të ujërave dhe inerteve që vijnë me rrëmbim nga pjesa e sipërme e qytetit. Në lagjen “18 Shtatori” uji dhe inertet kanë hyrë në katet e para të bizneseve.

Banorët e disa banesave në lagjen ‘Punëtore’ që kërkuan të evakuoheshin, pas shkuarjes së forcave bashkiake nuk pranuan të dilnin nga banesat dhe kërkuan të ndërhyhej me mjete në përroin e kësaj lagjeje, gjë që është e pamundur, pasi rezikon manovratorin e skrepit. Forcat e Armatosura po drejtohen drejt lagjes Topullaraj, fshati Valare, njësia adm. Luxhëri pasi është kërkuar ndihmë për evakuim.

Advertisement