Aktualitet
Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Vjosa arrin nivelin 9 metra, tokë e përmbytur në fshatrat e Vlorës dhe Fierit
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura të shiut.
Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, teksa prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra.
Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji.
Prurjet e lumit Vjosë, rreth 200 hektarë tokë e përmbytur në Fier! 27 banesa brenda argjinaturave nën ujë
Rreth 200 hektarë tokë bujqësore është përmbytur në Kashisht, Adë, Kafaraj, Çerven dhe Ferras të Fierit.
Prezencë të lartë të ujit ka në 27 banesa në Ferras-Çerven, të cilat ndodhen brenda argjinaturës.
Ndërkaq, prezencë të ujit ka edhe në Stacionin e Pompimit të Kafaraj, nga ku bëhet edhe furnizimi me ujë i qytetit të Fierit. Kjo për shkak të prurjeve të lumit Vjosë.
Të dhënat e mara nga pikëmatja në urën e Memalijt, tregojnë për përkeqësim të situatës në orët në vazhdim.