Connect with us

Aktualitet

“Duhet të kemi durim, gjendja atmosferike e zgjatur dhe e rëndë”! Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo britma e shpifje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve në mbarë vendin. Në fjalën e tij, Rama tha se kjo situata ka prekur të gjithë rajonin dhe Europën. Shefi i qeverisë tha se në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por të ndihmojmë njerëzit. Pjesë e mbledhjes janë ministritë e linjës, përgjegjëse për të menaxhuar situatën: Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh se duhet bërë durim dhe shtoi se njerëzit duan ndihmë e solidaritet, jo britma e shpifje.

“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vobull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.”, theksoi Rama.

Vjosa tërhiqet, nis bilanci i dëmeve! Rama: Strukturat mbeten në gatishmëri për çdo nevojë e emergjencë

1767942354_vjosa.pngPërgjatë mesnatës, lumi Vjosë u tërhoq gradualisht si pasojë e mungesës së reshjeve duke rënë në nivelin 8.4 metra. Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku njofton se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve, ndërsa strukturat do të jenë në dispozicion për çdo nevojë e emergjencë.

“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, shkruan Rama.

“1587 banesa të përmbytura, 13.211 hektarë tokë bujqësore, janë evakuuar 339 persona”, Rama përmbledh bilancin e përmbytjeve: Reshjet e një muaji ranë në 4 ditë

1767944102_rama.jpgNë mbledhjen me Komitetin e Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama përmblodhi bilancin e dëmve dhe humbjeve nga përmbytjet e reshjeve të shiut në ditët e fundit. Ai tha se ndryshimi i kushteve atmosferike bashkëshoqëruar nga veprimtaria e njeriut, kanë rënduar pasojat.

Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistrua 41 mm shi, një punonjës i bashkisë së Durrësit, 54 vjeç, është gjetur i mbytur pasi është raportuar i vdekur një ditë më parë. Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare  e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit. Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën. Në disa zona të Ultësirës Perëndimore, sasia e reshjeve në këto 5 ditë ka qenë 25% ose sa çereku i sasisë vjetore në mesatare. Si pasojë e një rritjeje të tillë ujore, në kanalet e larta, kolektorët kryesorë kullues, përrenj malorë dhe lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Drojë, Ishëm, Shkumbin, Erzem, Osum, Seman dhe Vjosë, ka ardhur pasoja e përmbytjeve pavarësisht infrastrukruës së ripërtërirë si rezultat i investimeve të vazhdueshme në dekadën e fundit.

Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë personat apo familjet e dëmtuara, do të dëmshpërblehen.

Dëmshpërblimi përfshin si dëmet në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe për banesat e dëmtuara apo kafshët e mbytura si pasojë e përmbytjeve. Ndër të tjera Rama theksoi se një sërë investimesh janë bërë në rinovimin e trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë.

“Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e par, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi  i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e bazë materiale dhe të veshur si ska më keq, në trupa që vihen në lëvizje automatikisht, sapo leximi meteorologjik paralajmëron furtunën. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbyten njësoj si vendet e rajonit, Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë, se shot Shqipëria është krejt tjetër.

Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta.

Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave do të vazhdojë e pandërprerë deri në përforcimin e kësaj situate.

Dua tju them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Rama.

Advertisement