Connect with us

Kronike

Përgjaket burgu në Greqi/ I burgosuri grek vret shqiptarin pas një sherri

Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari  ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë të grekut.

Sipas burimeve policore, viktima dhe autori patën një sherr banal dhe u përleshën me njëri-tjetrin për arsye ende të pa ditura.

Në rrethana që ende nuk dihen, autori nxori një thikë dhe e goditi viktimën disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Për momentin dihet që autori dhe viktima mbaheshin në burg për vrasje. Autori u arrestua ndërsa po hetohen detajet e ngjarjes.

Advertisement