Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një person në Bulqizë, dyshohet se është rrëzuar në stokun e kromit
Një person është gjetur i pajetë paraditen e kësaj të shtune në Bulqizë.
I ndjeri ka qenë roje në një subjekt privat, ndërsa dyshohet se është rrëzuar në stokun e kromit.
Dyshohet se ka ndërruar jetë që dje, por trupi është gjetur paraditen e sotme në vendin ku rrinte.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga policia.