Connect with us

Politike

Bordi i Paqes/ Andi Bushati: Nuk na bën dëm, por rendja me flamurin amerikan, qesharake

Analistët Andi Bushati dhe Preç Zogaj u deklaruan njëzëri se Shqipëria nuk do të ketë asnjë kosto nëse projekti i Bordit të Paqes i propozuar nga presidenti Trump do të dështojë. Por Bushati theksoi se politika shqiptare u tregua qesharake kur rendi të thotë “po” në parlament, pa bërë debat.

Pjesë nga biseda

Bushati: Varet nga kënvështrimi që e sheh. Nëse e sheh nga një këndvështrim intelektual, nuk do ta doja Shqipërinë në atë tavolinë. Por tjetër është gjeopolitika. Shqipërisë nuk i bën dëm që është në atë tavolinë. Është precedent i testuar. Nëse mbajmë mend kohën e luftës në Irak, që ishte një luftë e gabuar intelektualisht, Evropa e vjetër nuk mori pjesë, dhe ne morëm pjesë. Nuk është se paguam ndonjë çmim në raport me BE. Nëse i atashohemi SHBA-së dhe nuk paguajmë haraç te BE-ja, nuk ka gjë të keqe. Në këtë pikëpamje më duket normale. Puna është, mos fillojmë të hiqemi më katolikë se Papa. Përmenda luftën në Irak, atëherë qeveria Nano i shpalli luftë Irakut pa ia shpallur akoma Amerika. Kur bëhesh qesharak në servilizëm… Kishte pika të tilla në fjalimin e Ramës, por prezenca aty nuk i bën ndonjë dëm Shqipërinë.

Zogaj: Shqipëria nuk ka luksin të mos marrë pjesë, aq më tepër është vendim unaim i të gjithë spektrit politik. Nëse Bordi dështon, Shqipëria nuk merr asnjë kosto.

Shqipëria nuk paguan gjë nga anëtarësia. Po fitoi shumë mirë, po nuk fitoi… Nëse Shqipëria do të konfrontohet me BE, për çështjen e drejtësisë dhe nëse Rama ka marrë frymëzim që i ka rënë Jack Smith në praninë e Trump dhe tani ka nxjerrë shpatën edhe për drejtësinë në vend, do të ishte fatale për integrimin e Shqipërisë në BE.

Bushati: Pavarësisht se nuk ka ndonjë gjë të keqe, u treguam shtet joserioz. Edhe mazhoranca dhe opozita, sepse rendja për të thënë “Po” kur ta thotë Amerika, është qesharake. Mund të kishte një debat më të gjerë. Mund të kishte, pse tani, a po nxitohemi me Evropën. Rendja me flamurin amerikan, është pak qesharake.

Advertisement