Connect with us

Aktualitet

Holandezët bënë kallëzim në SPAK/ Lala zbulon detaje për hetimin e portit në Porto Romano

Në emision u diskutua hetimi që ka nisur SPAK për tenderin e portit të ri tregtar të Porto Romanos, i cili u anullua. Gazetarja Klodiana Lala dhe detaje për kallëzimin e bërë nga një kompani holandeze e cila ishte pjesëmarrëse në garë dhe denoncoi procesin si me fitues të paracaktuar.

“Kompania Archiridon që ishte e vetmja në procesin e tenderimit që nisi në vitin 2024 duhet të paraqiste ofertën financiare në datën 9 mars. Pasi nuk e paraqiti iu drejtua Autoritetit Portual me një shkresë se nuk mund ta ndërtonte portin e ri të rintegruar në Porto Romano me vlerë 400 milionë euro që ishte financim i buxhetit të shtetit, tenderi ra dhe gjithçka kthehet në pikën zero.

Kjo tërheqje e kompanisë vjen pas shqetësimit të ngritur nga Dhoma Amerikane e Tregtisë që i dërgoi një letër të hapur kryeministrit të vendit dhe pretendonte se po cenoheshin interesat gjeostrategjikë, rrezikohej ndërtimi i Korridorit të 8, një investim strategjik që vlen për gjithë rajonin, pretendohej se porti ishte më i vogël se ai që duhej të bëhej nga një vend anëtar i NATO-s dhe problematika të tjera që ngriti Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Problematika e dytë ishte një kompani që ka marrë mbi 18 milionë euro për projektimin, edhe pse s’kemi as port, asgjë, dhe janë marrë këto para nga buxheti i shtetit.

Kompania Van Hort që është kompani holandeze i është drejtuar me një kallëzim Prokurorisë së Posaçme dhe pretendon se gara ishte e paracaktuar, sepse asaj i është kërkuar që të bëjë ekuivalentimin e licensave dhe kompania ka kërkuar kohë që t’i bëjë këto. Autoriteti Portual nuk ia ka dhënë mundësinë, duke mos i lënë kohë në dispozicion, edhe pse kompania kishte kryer punë të ngjashme në vendet e BE-së, duke e skualifikuar nga gara. Ndaj dhe ka ngritur pretendime që kjo garë ishte e paracaktuar dhe hetimin e procedurës.

SPAK po e heton dhe Rama tha edhe në mbledhjen e PS-së dhe SPAK po heton edhe dokumente të tendarave të papërfunduar.

Pas kësaj, verifikova dhe janë sekuestruar dokumentet e tenderit. Kjo histori nuk është e thjeshtë. Mund të mbetemi edhe pa port. Ministri i ri tha se ka tentativa për sabotim, por nuk ka”- tha Lala.

Advertisement