Aktualitet
DOREZONI URANIUMIN OSE DO TA MARRIM ME FORCE
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi gjatë konferencës për shtyp se Irani duhet të dorëzojë uraniumin e tij të pasuruar.
“Ne e dimë saktësisht se çfarë kanë”, u shpreh ai.
Ai theksoi se ushtria amerikane po monitoron nga afër rezervat në objektin bërthamor të Isfahanit, një nga objektivat kryesore të administratës amerikane.
“Ata ose do ta japin, siç ka përcaktuar presidenti”, tha Hegseth. Në të kundërt, ai paralajmëroi ndërhyrje të drejtpërdrejtë. “Ose do ta marrim ne, do ta nxjerrim”, shtoi zyrtari i lartë.
Deklaratat vijnë në një moment kur fati i uraniumit të pasuruar në Iran mbetet i paqartë pas armëpushimit dyjavor që ndaloi përkohësisht luftën 40-ditore mes palëve.
Sipas vlerësimeve të Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, Irani kishte rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar që nga qershori i vitit 2025. Kjo sasi, sipas ekspertëve, mund të përdoret për zhvillimin e një numri të kufizuar armësh bërthamore.