Rajon
‘Ushqim’ i ngrirë në frigorifer/ Bashkimi Evropian përgatit sanksione miliardëshe për Serbinë
Bashkimi Evropian është gati të pezullojë një paketë financiare prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, si ndëshkim për rrëshqitjen drejt autokracisë dhe lidhjen me Rusinë.
“Jemi tejet të shqetësuar me atë që po ngjan në Serbi”, deklaroi Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, duke sugjeruar se Brukseli është gati t’i mbyllë “rubinetin” Beogradit.
“Komisioni Evropian është duke vlerësuar nëse vendi i përmbush kushtet për t’i pranuar pagesat sipas instrumenteve financiare të BE-së”, theksoi ajo në një përgjigje për Politico.
Në Bruksel dita-ditës janë shtuar zërat për t’ia ‘ngrirë’ paratë Serbisë, sipas katër zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë folur për prestigjiozen në kushte anonimiteti.