“Nëse unë vendosa të lë mënjanë dorëheqjen time pa revokim, e bëra në mënyrë absolute vetëm për një gjë, dhe asnjë motiv tjetër, kjo ishte sepse pashë dhe kuptova se ish kreu I kësaj partie kontrollohej totalisht ng Edi Rama.
Me 2 mënyra: Me dosje, 2 të tilla. Ndaj vendosa të rikthehem.
Misionarët e krimit dhe Ramës nuk do e marrin kurrë këtë parti.
Salianji, nuk po ndalem në drekat dhe darkat në burg me Olsion Bistrin dhe Pëllumb Gjokën, sepse në burg ishin dhe për mua ai ishte i burgosur politik.
E kuotuam në Kryesinë e partisë vetëm për ta nderuar, por në të gjithë mbledhjet nuk ka shtruar asnjë problem.
Pasi u publikua raporti mblodha Kryesinë dhe u thash se duhet të kalojmë në aksion, gjë që u mbështet prej tij. Një ditë më pas e thirra dhe i kërkova mendimin që kishte, më tha jam dakord, pas kësaj pa thënë asnjë fjalë doli veçmas. Mashtroi një grup njerëzish që i shkuan në kafe për akt miqësor por qëllimi ishte tjetër.
Drekat e darkat me Ergys Agasin gjithashtu. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan PD dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë.
Në Elbasan sallën ia mbushi Suel Çela. Në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëri fatin e Lul Bravës do të ketë.
