Connect with us

Politike

Përplasje në sallën e gjyqit/ Dumani kundër avokatëve të Veliajt për gjyqin ‘LIVE’

Dumani: Gjyqi live? Ne, si organ akuze, nuk kemi problem, por mund të shqetësojë procesin. Në çështjet penale ku ka dëshmitarë, aq më tepër bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon, as në Europë, as në gjyqet federale në SHBA. Mund të lejohen kamerat për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen.

Dado: Pse vetëm ti do të flasësh? Prit, se kërkoi fjalën prokurori.

Dumani: Kemi dy muaj që kemi kaluar në themel dhe vijojmë me seancat paraprake. Avokatët e Veliajt, në mënyrë të përsëritur, paraqesin kërkesa artificiale, sipas gjykimit tonë, me qëllim zgjatjen e shqyrtimit gjyqësor.

Ndreca: Kam treguar korrektësi dhe profesionalizëm. Prokurori nuk ka sjellje etike; tërhiqini vëmendjen. Thuajini se është palë e barabartë në këtë proces. Ne nuk kemi qëllim të zvarrisim procesin. I vetmi që mbahet në burg është Erion Veliaj dhe ai ka interes që ky proces të ecë sa më shpejt. Ne nuk pranojmë të ecim pa qenë një proces i rregullt ligjor.

Advertisement