Connect with us

Politike

Marrëveshje historike 6 miliardë $/ SHBA “zbarkon” fuqishëm në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle ka reafuar pas takimit të sotëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Me anë të një postimi në X, Guilfoyle shkruan se takimi ka qenë i fokusuar për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Ambasadorja thekson se ishte e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.

“Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan Kimberly Guilfoyle.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror në Devoll. Një projekt i tillë mbart një rëndësi të madhe për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.Ambasadorja Guilfoyle ka zhvilluar edhe në mars një takim informal me kryeministrin Rama në Kryeministri.

Advertisement