Kronike
LAJMI I FUNDIT/ Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë
Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja.
Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices. Policia po vijon kontrollet.