Aktualitet
Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes për gjyshin e tij, skulptorin e madh Kristaq Rama
Në 60-vjetorin e themelimit, Universiteti i Arteve ndau sot certifikata mirënjohjeje për mbi 30 personalitet që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij institucioni dhe formimin e artistëve të rinj.
Mes tyre, u nderua skulptori Kristaq Rama për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e Arsimit të Lartë në fushën e arteve, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në formimin e brezave dhe në identitetin akademik të institucionit”.
Në aktivitetin që u mbajt në universitet, ku u bënë bashkë student e ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikatën me emrin e Kristaq Ramën, e pranoi nipi i tij, Zaho, djali i Edi dhe Linda Ramës. Ky moment emocionues u duartrokit nga të pranishmit në sallë.