Connect with us

Bota

Ukrainë/ I akuzuar për pastrim parash, arrestohet ish-shefi i kabinetit të Volodymyr Zelenskyt

Gjykata më e lartë kundër korrupsionit në Ukrainë ka urdhëruar arrestimin e ish-shefit të kabinetit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, mbi dyshimet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave.
Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërsa gjykata ka caktuar edhe një garanci lirimi me kusht në vlerën e 140 milionë hryvnias, rreth 3.19 milionë dollarë, duke i hapur mundësinë Yermakut të lirohet përkohësisht deri në vendimin përfundimtar të çështjes.
Yermak, i cili për pesë vite konsiderohej një nga njerëzit më të afërt të presidentit ukrainas dhe një figurë kyçe në komunikimet me Shtetet e Bashkuara, kishte dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar mes polemikave të shumta për ndikimin e tij të madh në strukturën e pushtetit në Kiev.
Largimi i tij erdhi në një periudhë tensionesh të brendshme politike dhe hetimesh që lidhen me një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit gjatë mandatit të Zelensky-t, ku zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë janë përfshirë në akuza për përvetësim mbi 100 milionë dollarë në sektorin e energjisë.

Advertisement