Connect with us

Pinknews

“E la burrin për dashnorin…”/ Françeska Murati i pergjigjet gazetarit: Ske b*thë…

Prej kohësh, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka qenë në qendër të thashethemeve për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një djalë.

Dyshimet u përforcuan kur ajo vendosi të linte Londrën, ku kishte ndërtuar jetën prej vitesh, për t’u shpërngulur në një apartament të ri në Tiranë, vetëm me të birin.

Ndonëse nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për divorc, Françeska ka pranuar publikisht se tashmë në jetën e saj është vetëm djali.

Së fundmi, e pyetur nga ndjekësit në një bashkëbisedim (Q&A) në Instagram se përse zgjodhi të kthehej në Shqipëri, ajo postoi një foto me pamje nga bregdeti duke u përgjigjur shkurt: “Sepse çdo e premte duket kështu”.

Kjo përgjigje duket se nuk është pritur mirë nga gazetari Elton Tozaj. I ftuar në emisionin “T7”, Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë e të drejtpërdrejtë, duke i bërë thirrje ish-banores të jetë transparente me publikun pasi, sipas tij, e vërteta është ndryshe. Sipas tij, Murati ka lënë burrin në Londër dhe ka ardhur në Tiranë për dashnorin. Deklarata të forta ka bërë Tozaj edhe për Luana Vjollcën, ku e rrahën më pas.

Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar, e gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asnjë gjë të keqe, jetojmë në një botë të lirë. Nuk kemi pse të bëjmë këto filmat, ‘jo kam ardhur për diellin, për gurin e për rërën’, thuaj kam ardhur për dashnorin dhe është gjëja më e thjeshtë”.

Pas deklaratës së bujshme të gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku aludoi se Françeska Murati është kthyer në Shqipëri për “dashnorin” dhe jo për diellin apo rërën, nuk ka vonuar edhe reagimi i vetë ish-banores së “Big Brother VIP 3”.

Në videon e postuar nga televizioni në faqen zyrtare në Instagram, Françeska ka lënë një koment mjaft të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke mos i kursyer ironitë dhe akuzat ndaj gazetarit për shpifje.

”Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”.

Ky koment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qindra ndjekësve, duke u shoqëruar me pëlqime dhe debate të shumta midis atyre që mbështesin Françeskën për reagimin e saj të prerë dhe atyre që vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e gazetarit. Duket se kjo përplasje sapo ka hapur një kapitull të ri në mediat rozë.

Advertisement