Kronike
Publikohen pamjet e grabitjes/ Autorët thyejnë xhamat me kallashnikovë dhe…
Janë publikuar pamjet e grabitjes së armatosur që ndodhi në Kamëz ditën e djeshme në një argjendari.
Sipas asaj që shihet në pamje, autorët kanë hyrë me vrull në ambientet e biznesit dhe kanë thyer me armët që mbanin në dorë xhamat pas të cilëve ndodheshin bizhuteritë.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi me një motor, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim.