Aktualitet
Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, Gjykata lë në burg AUTORIN
Në Gjykatën Penale po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Elez Hysës, i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Roy” në Kamëz.
Në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën “burg” me afat 60-ditor, që u pranua nga Gjykata.
Sipas prokurorit, ka indicie që i riu është përfshirë në ngjarje.
Nga ana tjetër, avokati Alfred Gjoni kërkoi që gjykata ta shpallë ndalimin të paligjshëm.