Aktualitet
Dhuna ndaj protestuesit/ Drejtori i Policisë: Është një ngjarje që na turpëron të gjithëve
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita në një konferencë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Vlorës ku prezantoi drejtuesin e ri të kësaj policie u shpreh se ngjarja e ndodhur në Zvërnec ishte një mësim.
Hita tha se “policia e Vlorës u tregua joprofesionale në menaxhimin e situatës së krijuar 2 ditë më parë në Zvërnec me marrjen zvarrë të një qytetari në sytë e tyre dhe një veprim që turpëron trupën e policisë”.
Skënder Hita: Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos arrestuar punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëron të gjithëve.
Prandaj kam urdhëroj që prej pasdites së datës 30 maj të ngrihet një grup i posaçëm hetimor për të hetuar veprimet e kryera gjatë protestës, si dhe kam urdhëruar drejtorin e standardeve në policinë e shtetit e cila ka nisur hetim disiplinor për zinxhirin komandues të policisë Vlorë