Connect with us

Politike

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Izraelin/ Teknologjia dhe bujqësia në fokus

Shqipëria do të marrë eksperiencën Izraelit për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.

Ky është dhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i firmosur nga pala shqiptare dhe ajo izrealite. Sipas ambasadores së Izraelit, Galit Peleg, vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar pasi ka produkte organike me cilësie të lartë dhe fuqi punëtore të përkushtuar, por që ky sektor të zhvillohet më tej ka nevojë për parneritete tregtare që sjellin rritje ekonomike dhe qëndrueshmëri  të sektorit.

“Bujqësia është shumë më tepër sesa një sektor ekonomik. Në një kohë kur bota po përballet me sfida të paprecedenta – nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria gjeopolitike deri te ndërprerjet në zinxhirët globalë të furnizimit – bujqësia bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ambasadorja izraelite

Për zv.ministrin e bujqësisë Fatmir  Guri, fermeri ynë ka nevojë të marrë dije se si të prodhojë me kushtet që kërkon BE.

“Izraeli është një nga shembujt më të qartë në botë se si bujqësia moderne nuk ndërtohet me bollëkun e burimeve por me mençurinë e përdorimit të tyre. Nuk është vetëm pyetja sa prodhojmë, por sa të sigurt dhe standardizues jemi Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë sidomos në rrugën tonë drejt BE”, tha zv.ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri.

Do të jetë teknologjia ajo që do të ti bëjë balle ndryshimeve klimaterike në mbarë botën.

“Ky memorandum bashkëpunimi do tillë sjellë vendet tona edhe më afër.  Dhe ashtu siç e di në 2050 bota do të ushqejë 9 miliard njerëz dhe pyetja është si do ta bëjë këtë gjë?! Fermerët e së ardhmes dhe së nesërmes nuk janë vetëm fermerët e tokës , ata do të  përdorin Inteligjencën Artificiale. Teknologjia dhe kërkimi janë premtimi më i madh i Izraelit dhe bota ka nevojë për to tani”, tha Oren Lavi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë së Izraelit.

Në këtë konferencë morën pjesë 12 kompani izraelite të specializuara në teknologji bujqësore dhe siguri ushqimore të cilat do të shkëmbejnë përvojën e tyre me kompanitë shqiptare.

Advertisement