Aktualitet
Vudi Xhymshiti: Populli ua hoqi maskën politikanëve batakçinj dhe tuxharë
Gazetari Vudi Xhymshiti lëshoi një nga deklaratat më të forta në emisionin Jashtë Kontrollit në NTV, duke thënë se protestat e fundit kanë rrëzuar përfundimisht imazhin e klasës politike që, sipas tij, për dekada ka mashtruar shqiptarët duke u paraqitur si mbrojtëse e interesit kombëtar.
Sipas Xhymshitit, ngjarjet e fundit kanë treguar se strukturat që kanë qeverisur vendin “janë thjesht batakçinj dhe matrapazë” që kanë qenë të gatshëm të tregtojnë fatin e popullit shqiptar për interesa personale, madje – sipas tij – edhe me entitete armiqësore si Serbia dhe Rusia.
Ai theksoi se brezi i ri i shqiptarëve e ka kuptuar këtë realitet dhe se mesazhi i protestave është i qartë: fati i kombit nuk mund t’u lihet më politikanëve që marrin mandatin për katër vjet, por shkelin vazhdimisht kontratën me qytetarët dhe Kushtetutën.
“Pushteti i vërtetë është te qytetarët. Kur populli vendos të reagojë, ai ka fuqinë t’u ndërpresë mandatin politik atyre që tradhtojnë besimin e marrë me votë”, u shpreh Xhymshiti.