Connect with us

Aktualitet

Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Grusht e shqelma për një ulëse

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ tregon momentet e një konflikti mes dy pasagjerëve në urbanin e linjës Durrës-Plepa, ku shkak është bërë një vend ulëse.

Sipas qytetarëve që kanë dërguar pamjet, fillimisht mes dy personave ka pasur një debat se kush do të ulej i pari. Brenda pak çastesh situata ka dalë jashtë kontrollit, me përplasjen verbale që është shndërruar në grushte dhe shqelma.

Ndërsa pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë mbetur të shokuar nga ajo që po ndodhte, 2-3 persona kanë ndërhyrë për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, pas zbritjes nga urbani, dy personat kanë vijuar përleshjen edhe jashtë, duke vazhduar të godasin njëri-tjetrin.

Advertisement