Connect with us

Aktualitet

I shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte, humb jetën 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse artizanale.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se po peshkonte duke përdorur një mjet shpërthyes, kur lënda i ka shpërthyer në dorë. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën gjatë transportit drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar mënyrën e përdorimit të lëndës plasëse.

Advertisement