Politike
Rama sfidon protestuesit: Nuk largohem, misioni vazhdon
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave dhe thirrjeve të një pjese të qytetarëve për largimin e tij nga qeverisja.
Në një takim me drejtues politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama tha se përgjegjësia e qeverisë buron nga mandati i marrë në zgjedhje dhe se largimi përpara përfundimit të tij do të ishte një mosrespektim i votës së shumicës.
Duke iu referuar thirrjeve kundër tij gjatë protestave, kryeministri u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë të shprehë qëndrimin e tij, por theksoi se askush nuk mund të pretendojë të përfaqësojë i vetëm të gjithë popullin.
Rama deklaroi gjithashtu se qeveria do të vijojë punën për objektivat e saj, duke përmendur edhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë si një nga prioritetet kryesore.