Connect with us

Aktualitet

Tërmeti politik në Kosovë/ Abdixhiku sfidon Albin Kurtin për postin e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij është tërhequr nga çdo kërkesë për poste institucionale në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e krizës politike.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk kërkon asnjë ministri, pozitën e kryetarit të Kuvendit apo atë të presidentit. Sipas tij, LDK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me dinjitet.

Ai ka thënë gjithashtu  se LDK-ja është e gatshme të bisedojë për zgjedhjen e një presidenti “që mbron interesat e Republikës”.

Abdixhiku ka thënë se presidenti duhet të zgjidhet me mbështetjen e të gjitha partive që duan të marrin pjesë në këtë proces.

Ai i ka propozuar LVV-së që ta marrë përgjegjësinë e plotë për formimin dhe udhëheqjen e Qeverisë, me 61 deputetët e koalicionit të saj.

Pas mbledhje së grupit parlamentar, Abdixhiku ndër të tjera tha se LDK-ja nuk ka përgjegjësi të ushqejë krizën, por të ofrojë rrugëdalje prej krizës së tanishme.

Sipas tij LDK-ja ka qenë partia e vetme që i është përgjigjur çdo ftese për bisedime dhe se beson se çdo refuzim për të marrë pjesë në takim për çështjen e presidentit nuk tregon guxim politik, por vendim “i vetëdijshëm për ta çuar vendin në zgjedhje të reja”.

Advertisement