Connect with us

Kronike

E pëson keq indiani në Tiranë, tentoi të vidhte një banesë por policia e kap në çati

Një 31-vjeçar nga India, Manpreet Nanak Chand Manpreet, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë në rrugën “Veli Vraniqi”, në Kombinat.

Ai u kap rreth orës 01:10 të 23 gushtit mbi çatinë e banesës, teksa dyshohet se tentonte të hynte përmes një dritareje të vogël.

Pronari kishte dëgjuar zhurma dhe njoftoi policinë.

31-vjeçari ishte shoqëruar edhe dy ditë më parë për një konflikt me një qytetar, ku dyshohet se i kishte dëmtuar xhamin e automjetit.

Për të është ngritur akuza për “Vjedhje” të mbetur në tentativë. Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorit Petrit Vukaj, ka caktuar masën “Arrest në burg”, duke vlerësuar edhe rrezikun e largimit të tij nga Shqipëria.

I dyshuari ka zgjedhur të mos dëshmojë, duke deklaruar se do të flasë më vonë.

Advertisement