Connect with us

Politike

Ambasadorja e re e BE-së takim ‘kokë më kokë’ me Ramën në Kryeministri

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht misionin e saj në Tiranë, duke zhvilluar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama.

Moreira de Sousa është pritur nga kreu i qeverisë në Kryeministri, ku takimi ka zgjatur rreth një orë.

Pas përfundimit të takimit, ambasadorja e re e BE-së është larguar nga ambientet e Kryeministrisë.

Takimi vjen në nisje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri, në një periudhë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian të vendit.

Në fokusin e mandatit të ambasadores pritet të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, procesi i negociatave të anëtarësimit, reformat dhe forcimi i bashkëpunimit mes Tiranës dhe Brukselit.

Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje mbi përmbajtjen e bisedës mes Ramës dhe Moreira de Sousa.

Takimi me kryeministrin shënon një nga kontaktet e para të ambasadores së re të BE-së me drejtuesit më të lartë të institucioneve shqiptare, në kuadër të nisjes së mandatit të saj në Tiranë.

Advertisement