Thinking ...
Connect with us

Kronike

Atentati në Mat/ Dyshimet te çojnë në Itali, kush e donte të vrarë Akil Lleshin?

Detaje të reja po dalin nga breshëria me armë e regjistruar gjatë natës në Mat. Akil Lleshi dyshohet se mund të ketë qenë objektivi i atentatit, ndërsa plumbat kanë goditur automjetin e djalit të tij, i cili ndodhej i parkuar pranë banesës.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se në zonën e sulmit janë gjetur rreth 35 gëzhoja. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të plagosur.

Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse sulmi lidhet me konflikte të mundshme të Akil Lleshit jashtë Shqipërisë. Ai raportohet se jeton prej kohësh jashtë vendit, kryesisht në Itali. Kjo pistë mbetet në fazën e verifikimit dhe deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e atentatit.

Një tjetër element që po hetohet është automjeti i përdorur nga autorët. Makina është gjetur e djegur në zonën e Urakës, ndërsa brenda saj raportohet se janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas informacioneve të publikuara, automjeti rezulton të jetë vjedhur në Përrenjas gjatë vitit 2025.

Dyshohet se në sulm kanë marrë pjesë të paktën dy persona, të cilët pas breshërisë janë larguar nga vendngjarja dhe më pas kanë djegur mjetin e përdorur.

Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa hetimi pritet të përcaktojë kush ishte shënjestra reale dhe çfarë fshihet pas breshërisë prej dhjetëra plumbash në Mat.

 

Advertisement