✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë/ Dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen identiteti i tij dhe gjendja shëndetësore.

Forcat e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për rrethanat dhe shkaqet e incidentit. Hetimet pritet të zbardhin dinamikën e ngjarjes.

Advertisement