Aktualitet
Vlora Hyseni nuk del nga ‘arresti në shtëpi’/ Gjykata rrëzon kërkesën
Gjykata ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Kërkesa për zëvendësimin e masës është rrëzuar, ndërsa ndaj saj mbetet në fuqi “arresti në shtëpi”.
Me këtë vendim, Hyseni do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi gjykata nuk ka pranuar kërkesën për lehtësimin e masës së sigurisë.