Pinknews
“IKU NJË PJESË E SHPIRTIT TIM”/ Genta Ismajli humb njeriun e zemrës
Është ndarë nga jeta Mukadem Ismajli, babai i këngëtares së njohur Genta Ismajli.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga këngëtari Sunaj Saraçi përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga vetë Genta Ismajli.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi të babait të saj, së bashku me një imazh nga fëmijëria, duke i kushtuar një mesazh të ndjerë në kujtim të tij.
Në reagimin e saj, Genta shprehet se humbja e të atit ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj. Ajo e falënderon për dashurinë, këshillat dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke theksuar se kujtimi i tij do ta shoqërojë në çdo hap dhe sukses.
Këngëtarja e ka mbyllur mesazhin duke e cilësuar të atin si “engjëllin e saj mbrojtës” dhe duke i uruar prehje në paqe.
Humbja e Mukadem Ismajlit ka sjellë reagime dhe mesazhe ngushëllimi për këngëtaren dhe familjen e saj.
