Thinking ...
Connect with us

Kosova

SPECIALJA E HAGES NEN “ZJARR”, AVOKATI I THAÇIT I DEL PËRBALLË MARTA KOS

Përplasja për Gjykatën Speciale zhvendoset në Bruksel, pas vendimit të shkallës së parë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka kundërshtuar deklaratën e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila e cilësoi Gjykatën Speciale si një institucion të pavarur dhe të paanshëm.

Mishetiç thotë se paanshmëria e procesit ndaj Thaçit nuk mund të konsiderohet e përcaktuar, duke i kundërshtuar drejtpërdrejt qëndrimin zyrtar të Kosit.

Në reagimin e tij, mbrojtësi i Thaçit iu referua edhe një raporti të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, duke ngritur pikëpyetje, sipas tij, mbi garancitë procedurale dhe paanshmërinë e procesit.

Përplasja vjen vetëm dy ditë pas vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, të cilat shpallën fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite, ndërsa Selimi me 13 vite.

Më 16 shtator, Marta Kos kërkoi respektimin e vendimit të gjykatës, duke theksuar njëkohësisht se të dënuarit kanë të drejtën e apelimit.

Por avokati i Thaçit e kundërshton pikërisht mënyrën se si u karakterizua gjykata.

Dhe ndërsa procesi tashmë hyn në fazën e apelimit, beteja nuk zhvillohet vetëm në sallën e gjyqit. Përplasja për paanshmërinë e Speciales po shtrihet edhe në debatin politik e diplomatik evropian.

Advertisement