Bota
Kushner sfidon Putinin në Kremlin: Nuk e pushtoni dot Donbasin
Një përplasje e drejtpërdrejtë për të ardhmen e luftës në Ukrainë dhe kontrollin e Donbasit është zhvilluar në Kremlin, mes të dërguarit amerikan Jared Kushner dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas The New York Times, gjatë, Putin shprehu bindjen se forcat ruse mund të marrin nën kontroll të gjithë Donbasin brenda pak muajsh.
Por parashikimi i presidentit rus u kundërshtua nga Kushner.
I dërguari i Donald Trump i kujtoi Putinit se një vlerësim të ngjashëm e kishte bërë edhe një vit më parë.
Në takim, Putin foli gjithashtu për gatishmërinë e Rusisë për të goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke paralajmëruar një dimër edhe më të vështirë për Kievin.
Por pikërisht territori mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje paqeje.
Moska kërkon që Ukraina të tërhiqet edhe nga zonat e Donbasit që nuk kontrollohen aktualisht nga forcat ruse. Kievi, nga ana tjetër, nuk pranon të tërhiqet deri në vijën e kërkuar nga Moska.
Pas takimit në Moskë, Kushner dhe Steve Witkoff udhëtuan drejt Kievit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike amerikane për të afruar palët.
Në kryeqytetin ukrainas, Kushner konfirmoi se Putin ka paraqitur vijën territoriale që Rusia kërkon të arrijë.
Por, sipas tij, Ukraina aktualisht nuk është e gatshme të tërhiqet deri në atë pikë.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon një “zgjidhje kreative” për çështjen territoriale, Donbasi mbetet pika ku përplasen kërkesat e Moskës dhe Kievit.