Sport
Jashtë Kombëtares për herë të dytë/ Shpërthen Asani: Më mirë të mos flas…
Jasir Asani ka reaguar pas vendimit të trajnerit Silvinjo për të mos e përfshirë në grumbullimin e radhës të Kombëtares shqiptare.
Sulmuesi nga Shkupi ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh të shkurtër, ku shpreh pakënaqësinë ndaj vendimit. “Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkroi Asani.
Ky është grumbullimi i dytë radhazi ku Asani mbetet jashtë listës së Kombëtares, pasi ishte një prej lojtarëve të spikatur të Shqipërisë gjatë fushatës kualifikuese për Kampionatin Europian 2024.
Në fillimin e këtij sezoni, Asani ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime me Esteghlal në Iran. Megjithatë, performanca e tij nuk ka mjaftuar për t’u rikthyer në listën e Kombëtares.
Në grumbullimin e fundit, jashtë listës kanë mbetur gjithashtu Armando Broja dhe Nedim Bajrami.