✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Protesta e së shtunës në Tiranë: Arrestohen 9 persona, 20 të tjerë shpallen në kërkim

Nëntë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas veprimeve të kundërligjshme të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë.

Ndërkohë, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimeve për dhunën ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimin e godinave të institucioneve shtetërore.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.K., 27 vjeç, P.L., 45 vjeç, E.B., 21 vjeç, Sh.M., 19 vjeç, O.C., 19 vjeç, Z.M., 25 vjeç, S.H., 20 vjeç, M.L., 23 vjeç, shtetas gjerman, dhe K.M., 20 vjeç.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.

Në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar edhe një 20-vjeçar me inicialet E.D., i cili dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Sipas Policisë, ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit K.M., efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Policia bën me dije se vijon hetimet në drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Advertisement