Mbështetja për presidentin amerikan Donald Trump është rritur lehtë, në 32 për qind, një pikë përqindjeje më shumë se niveli rekord më i ulët i javës së kaluar. Kjo vjen përpara zgjedhjeve afatmesme të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin, përfundimi i të cilit u bë të hënën.
Republikanët e Trump po luftojnë për të ruajtur shumicën e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.
Sondazhi pesëditor i zhvilluar nga Reuters dhe Ipsos, i zhvilluar në shkallë kombëtare, tregoi gjithashtu se votuesit e regjistruar preferonin në përgjithësi demokratët kundrejt republikanëve, me 47 për qind kundrejt 36 për qind, kur u pyetën se cilën parti do të zgjidhnin për Kongresin. Ndërsa Rreth 11 për qind thanë se nuk e dinin se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
LEXO EDHE:
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil pas humbjes së aleatit të Bolsonaro: Nuk mbajta anë, dukeshin të manipuluara
Diferenca prej 11 pikësh përqindjeje mes demokratëve dhe republikanëve ishte një pikë përqindjeje më e ngushtë se në sondazhin e Reuters/Ipsos, i cili përfundoi më 19 tetor.
Trump duket i druhet një rezultati jo të mirë dhe këtë e pohoi në një miting elektoral të së hënës në Misissipi, kur u tha të pranishmëve se partia e presidentit në detyrë zakonisht nuk ka performancë të mirë në zgjedhjet e mesmandatit.
“Zakonisht, partia e presidentit nuk arrin rezultate të mira në zgjedhjet e mesmandatit por askush nuk ka bërë kurrë fushatë zgjedhore si unë për këto zgjedhje”, tha Trump.
Për republikanët, humbja e kontrollit të njërës prej dy dhomave të Kongresit mund ta vështirësojë zbatimin e agjendës së Trump gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij të dytë presidencial.
Përpara fillimit të luftës në Iran, sondazhet e Reuters/Ipsos tregonin se votuesit i konsideronin republikanët më të aftë se demokratët për të menaxhuar ekonominë amerikane.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA do të nisin në 3 Nëntor, javën e ardhshme kanë të drejtë të votojnë rreth 250 milion amerikanë. Reuters parashikon që pjesëmarrja të jetë në 100 milion nëse do të barazohet me atë të 4 viteve më parë.
