Sali Berisha akuzon qeverinë se me paketën e re fiskale 2027 po rrit barrën fiskale mbi qytetarët. Sipas kreut të Partisë Demokratike, do të falimentojnë biznese dhe vende pune do të shkatërrohen, ndërsa qytetarët do të përballen me rritje çmimesh.
Ai premton se PD do të anulojë paketën e re dhe do të të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë në 6% (kjo e fundit parashikohet në paketën e re të qeverisë).
