✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Hetimi ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell i akuzuar për ngacmim seksuale, agjentët e FBI-së bastisin një banesë në Kaliforni

Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan mediat amerikane.

Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.

Gushtin e kaluar, FBI arrestoi ish-kongresmenin në një aeroport, sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington si pjesë e një hetimi mbi akuzat.

 

Advertisement