✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Turistja skoceze u gjet e pajetë në Durrës, pranë saj vajza 2-vjeçare

Një turiste 25-vjeçare nga Skocia, Ferne King, është gjetur pa shenja jete në apartamentin që kishte marrë me qira nëDurrës. Pranë saj, në shtrat, ndodhej vajza e saj 2-vjeçare, e cila fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime.
Ngjarja u zbulua më 8 tetor, kur punonjësja e pastrimit hyri në apartamentin ku 25-vjeçarja po qëndronte së bashku me tëbijën, gjatë pushimeve në qytetin bregdetar shqiptar.
Sipas raportimeve, punonjësja e gjeti Ferne King të pajetë në shtrat, ndërsa vogëlushja ndodhej pranësaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.
Një nga pistat që po shqyrtojnë autoritetet është ajo e një arresti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktëi vdekjes ende nuk është përcaktuar, pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike të kryera në laborator.
Deri më tani, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë në ngjarje. Pas vdekjes së nënës, vajza e vogël, Sihana, është marrë në kujdes nga shërbimet sociale të qytetit të Tiranës.
Sipas medias britanike “Metro”, Ferne King ndodhej në Durrës për një qëndrim të shkurtër, vetëm tre ditë. Ajo kishtemarrë me qira një apartament në një prej rrugëve kryesore të qytetit, pranë restoranteve, hoteleve dhe MuzeutArkeologjik.
Trupi i 25-vjeçares pritet të riatdhesohet, ndërsa ceremonia e varrimit është planifikuar të mbahet më 6 nëntor.
Në një fushatë të hapur në platformën GoFundMe, familjarët dhe të afërmit shprehin dhimbjen për humbjen e saj, duke epërshkruar situatën si një periudhë me shumë trishtim dhe stres për familjen dhe miqtë.
Advertisement