Sport
Champions League/ Pirati Muriqi plaçkit Liverpoolin, anglezët dalin pa pikë nga transferta turke
Vedat Muriqi ishte protagonist i mbrëmjes në Stamboll, aty ku Fenerbahçe po zhvillon një ndeshje spektakolare ndaj Liverpool-it në kuadër të fazës së ligës së Champions League.Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një gol vendimtar me kokë në minutën e 79-të, duke rikthyer avantazhin për skuadrën turke në shifrat 3-2.
Ndeshja nisi më mirë për anglezët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 25-të me Trey Nyoni. Megjithatë, përgjigjja e vendasve erdhi vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood barazoi rezultatin me një goditje dënimi që devijoi në mbrojtjen kundërshtare.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë Liverpool-i gjeti sërish avantazhin. Në minutën e 69-të, Alexander Isak dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të ndërtuar nga Cody Gakpo, duke i dhënë shpresë skuadrës angleze për të marrë një tjetër fitore në Champions.
Por Fenerbahçe nuk u dorëzua. Archie Brown barazoi shifrat në minutën e 73-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë erdhi momenti i Vedat Muriqit. Sulmuesi dardan u shkëput në zonë dhe, pas krosimit të Brown, goditi saktë me kokë, duke mposhtur Alisson-in dhe duke çuar rezultatin në 3-2.
Muriqi e nisi ndeshjen nga stoli, por aktivizimi i tij rezultoi vendimtar për skuadrën turke. Liverpool-i u përpoq të reagonte në minutat e mbetura, por Fenerbahçe ruajti avantazhin në një përballje me ritëm të lartë dhe shumë emocione.
‘Në Athinë do ta kemi të vështirë’. Kështu u shpreh trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho në prag të sfidës me AEK dhe në fakt kështu ndodhi. Los Blancos arritën të fitojnë këtë përballje me rezultatin 3-2 vetëm në çastet e fundit në një sfidë ku dy herë u panë në disavantazh dhe ku la gjurmën e tij edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Stavro Pilo.
Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i mirë për AEK të Athinës, me skuadrën greke që në minutën e 12 mori avantazhin me golin e Koita pas një kundërsulmi të shpejtë. Në minutën e 28 Bellingham shënoi për Realin e Madridit, por goli i anglezit u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Reali i Madridit barazoi vërtet shifrat në 1-1 dhe ishte sërish Bellingham ai që shënoi për Los Blancos. Dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.