✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Pamjet tronditëse në Athinë/ Banda e Carës terrorizonte bizneset, 3 shqiptarë në pranga

Pamje ekskluzive të sulmeve të një organizate kriminale në Athinë, e dyshuar për shantazh dhe gjobëvënie ndaj pronarëve të bizneseve, janë siguruar nga Top Channel. Sipas burimeve policore, banda drejtohej nga Klodian Cara, një prej të burgosurve të njohur në burgjet greke, dhe dyshohet se ka kryer tre sulme brenda pak muajsh.

Objektiv i këtyre sulmeve ishin pronarët e bizneseve që kishin refuzuar të paguanin shuma parash të kërkuara në formë gjobe. Sipas hetimeve, sulmet synonin t’i detyronin ata të pranonin shantazhin dhe të paguanin paratë e kërkuara.

Pas disa muajsh hetime, policia greke ka ngritur akuza ndaj Klodian Carës dhe pesë personave të tjerë për shantazh dhe kërcënime. Tre prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit janë dërguar përpara gjykatës, e cila ka vendosur t’i lërë në burg. Ndërkohë, për Klodian Carën pritet të ketë pasoja të tjera penale, që mund të sjellin zgjatjen e qëndrimit të tij në qeli.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me organizatën kriminale.

Advertisement