✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Guardia di Finanza blindon nga ajri Shqipërinë: Po vëzhgojmë me mjete moderne trafikantët

Guardia di Finanza ka intensifikuar kontrollet ajrore në Shqipëri për identifikimin e parcelave të dyshuara me kanabis, duke përdorur helikopterë të pajisur me sensorë modernë dhe teknologji të avancuar monitorimi.

Përfaqësuesi i autoriteteve italiane bëri të ditur se pajisjet e reja kanë rritur ndjeshëm kapacitetet për zbulimin e kultivimeve të dyshuara, edhe në zona të thella malore dhe territore të vështira për t’u aksesuar, veçanërisht në veri të Shqipërisë.

Sipas tij, trafikantët po përpiqen t’i zhvendosin parcelat në zona gjithnjë e më të izoluara, me synimin për t’iu shmangur kontrolleve. Megjithatë, mbikëqyrja nga ajri me sensorë të avancuar po zgjeron mundësitë e identifikimit të tyre.

“Ne punojmë me mjetet më moderne, me helikopterë që mund të vëzhgojnë nga ajri në çdo kohë. Këto mjete kanë sensorët më të mirë ajrorë. Kemi identifikuar zonat e dyshimta”, deklaroi përfaqësuesi i Guardia di Finanza-s.

Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin dypalësh mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, duke theksuar se teknologjia e re ka rritur efikasitetin e operacioneve kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Advertisement