✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Paralajmëron Vuçiç: Nëse përpiqen të më arrestojnë, do të nis grevë urie

Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në rast se autoritetet tentojnë ta arrestojnë, do të nisë grevën e urisë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të nxjerrë një milion njerëz në rrugët e Serbisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe, SNS, tha se nuk ka ndërmend të largohet apo të fshihet përballë zhvillimeve politike dhe pretendimeve për një arrestim të mundshëm.

“Çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte?”, deklaroi Vuçiç, duke shtuar se nuk do të tërhiqej në rast të një përballjeje të tillë.

Ai komentoi gjithashtu situatën politike në Serbi dhe përplasjet me përfaqësuesit e Listës Studentore, të cilët i akuzoi se synojnë të dëmtojnë kundërshtarët e tyre politikë.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, Vuçiç u shpreh se personalisht është më shumë për mospjesëmarrjen e SNS-së, pasi sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet aktuale do t’u jepte legjitimitet kundërshtarëve politikë. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë e një vendimi tjetër.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në kuvendin e SNS-së më 13 dhjetor. Vuçiç njoftoi gjithashtu ndryshime në strukturat drejtuese të partisë dhe përfshirjen e rreth 1.000 anëtarëve të rinj në Këshillin Kryesor.

Ndërkohë, presidenti serb pretendoi se kishte marrë një kërcënim me vdekje nga grupi kriminal i njohur si “Klani i Vraçarit”. Ai tha se nuk kishte ndërmend ta denonconte rastin në polici, duke shprehur mosbesim ndaj institucioneve policore.

Advertisement