Pinknews
Bora Zemani rikthehet në ekran, zbulon programin që do të moderojë
Pas disa muajsh larg ekranit, Bora Zemani ka zbuluar programin me të cilin do të rikthehet në televizion. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja konfirmoi se do të jetë në drejtimin e një sezoni të ri të programit “Shqiptarët për Shqiptarët”.
E pranishme në festën e 25-vjetorit të Top Channel, Bora foli për emocionet e rikthimit dhe pritshmëritë për këtë eksperiencë të re televizive, duke pranuar se periudha larg ekranit i është dukur e gjatë.
“Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua”, u shpreh moderatorja.
Gjatë intervistës me Orinda Hutën, Bora ndau edhe emocionet për 25-vjetorin e Top Channel, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të veçantë, pasi vetë ajo është pjesë e historisë së televizionit.
“25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it”, tregoi ajo.
E pyetur se çfarë është më e vështirë, të mbash një dashuri apo një audiencë, Bora u përgjigj se të dyja kanë sfidat e tyre, duke ndarë edhe filozofinë që ndjek për suksesin.
Orinda Huta: Bora, do jesh, s’do jesh, ka gjashtë muaj që flitet vetëm për këtë punë. Një tjetër sezon i suksesshëm pritet të fillojë. Si ndihesh sot në 25-vjetorin e Top Channel në këtë festë të madhe?
Bora Zemani: Unë ndihem shumë mirë, si në çdo përvjetor të Top Channel, po patjetër ky është një përvjetor shumë i veçantë. 25 vite janë histori, unë jam shumë e lumtur që jam një pikë e vogël e kësaj historie. Kujtoj veten time 10 vjeç, kam qenë unë kur Top-i filloi transmetimin. Mendoj që atëherë besoja fort që do isha pjesë e Top-it.
Orinda Huta: Një tjetër sezon pritet të fillojë me “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Bora Zemani: Me zor po pres, se më ka munguar shumë ekrani. Kohë e gjatë kjo për mua.
Orinda Huta: Më e vështirë të mbash një dashuri apo të mbash një audiencë?
Bora Zemani: Të dyja kanë ato të vetat. Unë jam në të dyja. Suksesi nuk është i vështirë për t’u arritur, vështirësia më e madhe është për t’u mbajtur. Gjithmonë e kam besuar këtë, prandaj i qëndroj gjithmonë me këmbë në tokë, avash-avash. Shkallët gjithmonë një nga një. Mendoj që gjërat më të bukura nuk kanë ardhur akoma. Jemi krenarë për të shkuarën, por më të bukurat do të vijnë në 125 vitet e ardhshme.