✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

Ekzekutohet në Mal të Zi 56-vjeçari, dyshohet se ishte pjesë e klanit “Skaljari”

Një 56-vjeçar, i identifikuar nga mediat malazeze si pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, është vrarë me armë zjarri këtë të shtunë në qytetin e Cetinjës, në Mal të Zi.

Viktima, Milos Duriçkoviç, është gjetur i pajetë në vendbanimin Bajice. Sipas Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, njoftimi për praninë e një personi të pajetë është marrë në orët e mëngjesit, pasi një qytetar ka konstatuar trupin dhe ka lajmëruar autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar se 56-vjeçari M.Đ. ishte vrarë me armë zjarri. Policia bën me dije se nuk kishte pasur më parë njoftime për të shtëna në atë zonë.

Autoritetet kanë rrethuar vendin ku u gjet trupi, si dhe kanë bllokuar një perimetër më të gjerë dhe disa akse rrugore. Ndërkohë, kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, me synimin për të zbardhur rrethanat dhe motivet e mundshme të vrasjes.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, Duriçkoviç ishte pjesëtar i klanit “Skaljari”, një prej grupeve të njohura të krimit të organizuar në Mal të Zi, i cili prej vitesh është përfshirë në përplasje të përgjakshme me klanin rival “Kavaç”.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje për autorin apo motivin e mundshëm të ekzekutimit.

Advertisement